Mblidhet Kuvendi, në rend dite edhe rezoluta për mbështetjen e Policisë
Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. Në rend dite është edhe miratimi i deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian e datës 19 tetor 2023 lidhur me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë – Serbi, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.
Deputetët e Kuvendit në seancën e sotme parlamentare, që fillon në orën 10:00, do të diskutojnë, miratojnë dhe votojnë edhe shumë pika tjera.
Një nga pikat e kësaj seance do të jetë edhe votimi i rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës, rezoluta në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave si edhe votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.
Në seancën e sotme pritet të diskutohet edhe për njërën nga pikat e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor dhe 2 nëntor 2023: Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave, si dhe shumë pikave të tjera të papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 3 nëntor 2023.


 
 
						 
						