Mbushet aeroporti me bashkatdhetarë
Lehtësimi i masave pandemike ka bërë që shumë bashkatdhetarë të vijnë në Kosdovë për pushime.
Nga vendet e ndryshme të Evropës, sot kanë ateruar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë dhjetra aeroplanë.
Sezoni i pushimeve verore si duket po fillon këtë fundjavë, pas më shumë se një viti prej kur bashkatdhetarët nuk patën mundësi të vijnë në vendin e tyre për shkak të pandemisë.
Me rënien e rasteve me COVID-19 dhe fillimin e vaksinimit masiv, duket ky vit do të jetë shumë më ndryshe për të gjithë.
Telegrafi mëson se rreth dhjetë aeroplanë tashmë kanë ateruar në aeroport. Ndërkaq, sipas fotografive shihet se një numër qytetarëve që kanë dalë të presin familjarët e tyre, që kanë ardhur në Kosovë.

