Mbyllen 8 institucione shëndetësore private që punonin pa licencë

Arben Vitia ministër në detyrë i Shëndetësisë, ka njoftuar se tetë institucione shëndetësore private janë mbyllur të cilat ishin duke operuar pa licencë.

Vitia, u ka bërë thirrje institucioneve të tjera që ofrojnë shërbime shëndetësore të respektojnë ligjin dhe të veprojnë sipas rregullave

‘‘Shëndeti i qytetarëve nuk mund dhe nuk do të lejohet që të rrezikohet nga veprimtari të paligjshme’’, ka shkruar ai.