Mbyllet edhe banja e Dobërçanit
Edhe banja në Dobërçan të komunës së Gjilanit, është mbyllur sot për klientët e saj.
“Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e disa veprimtarive ekonomike, edhe ne respektojmë çdo masë që shkon në interes qytetar, prandaj ju njoftojmë se nga sot mbyllet Baja e Dobërçanit deri në një vendim tjetër”, thuhet në një njoftim të stafit drejtues të kësaj qendreje”.
Banja e Dobërçanit menaxhohet nga Vëllezërit Ibishi./mediafokus.info

