Mbyllet një restorant në Lipjan, dyshohet për katër klientë të helmuar me ushqime
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka mbyllur një restorant “fast food” në Lipjan, pasi dyshohet se se paku katër persona që kanë konsumuar ushqim aty, janë helmuar.
Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.
Thaçi tha se janë marrë pesë strisho dhe katër mostra për testim, ndërsa shtoi se lokali do të mbetet i mbyllur deri në daljen e rezultateve.
“Varësisht nga rezultatet laboratorike rasti do të procedohet sipas procedurave administrative bazuar në të gjeturat e mbledhura nga gjurmueshmëria e rastit”, tha Thaçi.
Gazeta Express ka kontaktuar me Klinikën Infektive për të marrë detaje për gjendjen shëndetësore të të infektuarve dhe IKSHPK-në për rezultatet e analizave, mirëpo asnjëra palë nuk kanë qenë të qasshëm.

