Mbyllet përkohësisht rruga Gjilan-Prishtinë, ka rrëshqitje dheu
Rruga Gjilan-Prishtinë është mbyllur përkohësisht.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur sot se rruga Prishtinë-Gjilan nuk është e qarkullueshme për shkak të rrëshqitjes së dheut.
“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan”, shkruar Durmishi në Facebook.
Gjatë ditës së djeshme ka qenë e bllokuar edhe rruga Klinë-Gjakovë, për shkak të rrëshqitjes së dheut.

