Mbytet në depozitën e ujit 16-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Çekrezë, Kamzë, ku një 16-vjeçar dyshohet se është mbytur në një depozitë uji.

Grupi hetimor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.07.2023, rreth orës 21:20, në Çekrezë, dyshohet se është vetëmbytur në një depozitë uji, një i mitur 16 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.