Mbytet në detin e Durrësit një pushues kosovar

Një pushues kosovar, 73-vjeçar, ka ndërruar jetë në Durrës pasi është mbytur në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

“Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës,  shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e ngjarjes.