Mbytet në shatërvan 2-vjeçari afgan në Shqipëri

Një fëmijë i moshës dyvjeçare nga Afganistani, i strehuar bashkë me të afërmit në Lezhë, ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Policia shqiptare njoftoi se i mituri, aksidentalisht duke luajtur, është mbytur në ujin e shatërvanit tek vendi ku ishte akomoduar përkohësisht, shkruan Euronews.al.

“Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat”, ka thënë Policia.