Mbytet në ujërat e Velipojës një pushues kosovar
Një pushues nga Kosova, 76-vjeçar është mbytur në plazhin e Velipojës. Sipas hetimeve paraprake, besohet se shtetasi kosovar Martin Gjini nga Gjakova, ka pësuar infrakt derisa ishte duke u larë në det.
Pavarësisht ndihmës së dhënë, fatkeqësisht 76-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.
Ngjarja e rëndë detare regjistron dhe humbjen e parë të jetës për këtë sezon turistik, në plazhin e Velipojës, raporton top channel. /mediafokus.info/