Mbytet një 70-vjeçar në plazhin e Tales

Një 70-vjeçar është mbytur pasditen e sotme në plazhin e Tales, në Lezhë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:50.

Dyshohet se 70-vjeçari është mbytur duke u larë në det.

‘Më datë 13.08.2021, rreth orës 17:50, në plazhin e Tales, Lezhë, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi P.Gj., 70 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes’, thuhet në njoftimin e policisë.