Mbytet një person në plazhin e Velipojës

Një person rreth moshës 70-vjeçare është mbytur në plazhin e Velipojës. Ai ka humbur jetën teksa po lahej në Velipojë.

70-vjeçarin, shtetas malazez, e ka nxjerrë uji në breg dhe pushues të tjerë menjëherë e kanë njoftuar autoambulancën e Velipojës dhe policinë.

Dyshohet se 70-vjeçari ka pësuar një atak kardiak duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme. Sipas burimeve nga vendngjarja për afro 15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë, sepse pushuesit tjerë nuk e kanë ditur se ishte mbytur derisa uji e nxori në breg.

“Rreth orës 15:05, shtetasi malazez R. B., 70 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.