Mbytet një pushues nga Polonia në Durrës

Një turist polak është mbytur në plazhin e Durrësit.

Sipas policisë, në lagjen nr.13, është mbytur duke u larë në det shtetasi polak me iniciale J. B., 68 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Polakët janë vizitorë të shumtë që kanë zgjedhur detin shqiptar për pushime.