Mbytet një tjetër pushues te Shkëmbi i Kavajës

Një tjetër pushues është mbytur te Shkëmbi i Kavajës, në orët e para të mëngjesit, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Viktima është një 60-vjeçare, me inicialet K.K., e cila kishte hyrë për t’u larë në det dhe nuk ka mundur të dalë më prej aty.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.