Mbytet peshkatari në liqenin e Prespës

Dallgët e forta të liqenit i kanë marrë jetën sot në orët e para të mëngjesit një 45-vjeçari në Prespë.

Sipas autoriteteve, një varkë është përmbysur duke shkaktuar mbytjen e peshkatarit S.V., i cili kishte dalë për të peshkuar.

Trupi i personit nuk është gjendur ende, teksa priten kërkimet e nevojshme të palombarëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave.