Me 63 vota për, Kuvendi miraton në parim projektligjin për masat e përkohshme të produkteve bazë

Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, me 63 vota për, 19 kundër dhe asnjë abstenim.

Për këtë pati kundërshtime nga partitë opozitare duke akuzuar qeverinë se nuk do të ketë ndikime përkundër inflacionit dhe se nuk ofron zgjidhje për barrën ekonomike të qytetarëve.