Më 7 tetor nis ‘Vjeshta letrare e Gjilanit 2023’

Më 7 tetor hapet manifestimi tradicional kulturor “VJESHTA LETRARE E GJILANIT/ 2023” (Biblioteka e Qytetit “Fan S. Noli”, ora 12:00).

Vjeshta e sivjetme u kushtohet vëllimeve poetike të këtij viti, ka thënë Sabit Rrustemi, kryetar i Ars Clubit “Beqir Musliu”, organizator i manifestimit.

Manifestimi zgjat deri më 23 dhjetor 2023 dhe mbahet të shtuneve, nga ora 12:00./Mediafokus