Me katër golësh, Messi mposhtë i vetëm Eibarin
Kur Lionel Messi është në formë të shkëlqyeshme, është fati më i keq për portierët.
Argjentinasi ka shënuar hiç më pak se katër gola kundër Eibar, derisa blaugranët fituan me rezultat përfundimtar 5-0, transmeton Mediafokus.info.
Ndërkaq, transferi më i ri, Martin Braithwaite u inkuadrua në pjesën e dytë, për të asistuar për golin e katërt të Messit.
Spektaklin e golave e ka mbyllur Arthur Melo, i cili ka shënuar golin e fundit për blaugranët në minutën e 88-të.
Pas kësaj fitore, Barcelona është në pozitën e parë me 55 pikë apo dy më shumë se Reali.
Në ndeshjen e radhës, Blaugranët udhëtojnë te Reali për El Clasicon e madhe./MediaFokus/

