Pa qëndruar më shumë se gjashtë muaj brenda një viti në Kosovë, qytetarët të cilët janë larguar dhunshëm nga puna në vitet e 90-ta, nuk do të mund të përfitojnë pensionin kontribut-pagues. Por, ata që do të preken nga përfitimi i pensionit janë bashkatdhetarët që me vite janë larg Kosovës, raporton RTK.

Rezident, nënkupton praninë fizike në Republikën e Kosovës mbi 183 ditë në çdo periudhë kohore 12 mujore.

Sipas ligjit, pagesa e pensioneve ndërpritet nëse pensionisti nuk është rezident në Kosovë.

Ndërkaq, për zbatimin e kësaj dispozite, thuhet se ministria përgjegjëse mund të nxjerrë akt nënligjor.

Sipas njohësve të Kushtetutës, ligji është diskriminues për disa kategori të pensionistëve.

Kjo pasi sipas tyre, ligjet e shteteve të tjera nuk lejojnë që bashkatdhetarët të qëndrojnë jashtë shtetit më shumë se gjashtë muaj.