Më mirë të pini ujë të vakët apo të ftohtë në mëngjes, përgjigjja është këtu

Gjithkush e di se uji është i mirë për shëndetin, por shumica nuk e dinë se temperatura e ujit që pimë është ajo që bën diferencën.

Duhet ta dini se në mëngjes, pa ngrënë akoma asnjë vakt, është më mirë se të pini ujë ngrohtë se sa të ftohtë.

Pirja e ujit të ngrohtë (një filxhan) në mëngjes nxit hidratimin dhe ndihmon në një shëndet të mirë gjatë gjithë ditës.

Këto janë disa nga përfitimet që ka trupi nga konsumimi i ujit të ngrohtë në mëngjes:

Redukton dhimbjet në trup: Nxehtësia do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në kapilarë duke relaksuar nervat dhe muskujt në trup e në të njëjtën kohë duke minimizuar stresin dhe tensionin.

Ngadalëson plakjen: Një nga arsyet pse plakemi është për shkak të dëmtimit të qelizave nga toksina që hyjnë në trupin tonë nga mjedisi dhe ushqimi që na rrethon.

Uji i ngrohtë do të eleminojë toksinat nga organet tona duke spastruar mbeturinat nga trupi. Hidratimi shtesë që ofron ujë të ngrohtë, do të rinovojë lëkurën duke e bërë atë më elastike dhe të shëndetshme.

Rregullon peshën: uji i ftohtë ngadalëson rrahjet e zemrës dhe ul temperaturën e trupit, ndërkohë që uji i ngrohtë përshpejton metabolizmin duke stimuluar humbjen e peshës.

Nëse konsumoni ujë të ngrohtë në mëngjes, veshkat do të funksionojnë më mirë duke ndihmuar trupin të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak.