Me ngritje të flamurit shtetëror, nis ceremonia e shënimit të 12-vjetorit të Pavarësisë
Me ngritjen e flamurit shtetëror, në kryeqytetin e Kosovës, ka nisur ceremonia e shënimit të 12 vjetorit të pavarësisë së vendit.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishte kryeministri Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ministra e zëvendësministra të qeverisë.
Ngritja e flamurit u bë nga garda ceremoniale, nën intonimin e himnit nga bendi i FSK-së.
Më pastaj, nderime nga figura të LDK-së janë bërë edhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe do të vazhdohet me ceremoni e vizita të tjera./Mediafokus

