Me një lugë të ndryshkur arritën të dalin nga burgu i sigurisë së lartë
Kur ke kohë dhe durim, mjafton edhe një lugë e ndryshkur për të rikthyer lirinë, qoftë edhe përkohësisht, siç bënë 6 palestinezë në një burg izraelit.
Madje, të burgosurit palestinezë u arratisën nga një nga burgjet më të sigurta të Izraelit.
Burrat besohet se kanë hapur një tunel nga qelia e tyre gjatë disa muajve, tunel ky që çonte në një rrugë jashtë mureve të burgut “Gilboa”. Të burgosurit për të gërmuar kishin përdorur lugë të ndryshkur.
Zyrtarët u njoftuan nga fermerët, të cilët i vunë re ata duke vrapuar nëpër ara.
Të arratisurit përfshijnë një ish-udhëheqës të grupit militant të Brigadës së Dëshmorëve Al-Aksa dhe pesë anëtarë të Xhihadit Islamik, shkruan BBC.
Një zyrtar i shërbimit të burgut izraelit e përshkroi arratisjen si një dështim të madh të sigurisë dhe inteligjencës, ndërkaq grupet militante palestineze e përshëndetën atë si diçka heroike.
Shërbimi i sigurisë, Shin Bet, ndërkohë tha se besonte se ata kishin qenë në kontakt me njerëz jashtë burgut duke përdorur një telefon celular të kontrabanduar.

