Më pak se 5 mijë raste aktive me COVID në Kosovë

Rastet aktive me Covid në Kosovë kanë rënë dukshëm prej kur u ashpërsuan masat. Aktualisht në të gjithë Kosovën, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, janë 4 mijë e 800 raste aktive.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152 mijë e 62.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 1 milion e 257 mijë doza të vaksinës.

Ndërkaq me dozën e dytë deri sot janë vaksinuar 493 mijë e 794 qytetarë.