‘Me pas ngu Albini Dullën’
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se po ta dëgjonte Albin Kurti atë, sot do të ishte ende kryeministër. Por, Albini nuk e dëgjoi Dullën dhe shkoi në opozitë.
“Me pas dëgju Dullën, Albini sot do të ishte kryeministër”, ka thënë ndër tjerash Hoti në emisionin Oxygen.
Në këtë emision, Hoti ka folur edhe për raportet e Kosovës me SHBA-në dhe marrëveshjen e arritur javë më parë me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.
Në promon e emisionit, Hoti gjithashtu flet edhe për deklaratat se ai merr sandviç në zyrën e tij.

