Me pasaportë zvicerane mund t’i vizitoni 186 shtete pa viza, me të Kosovës vetëm 14
Nga 109 vendet e anketuara, pasaporta e Zvicrës renditet në vendin e shtatë për sa i përket numrit të destinacioneve ndërkombëtare që mund të aksesohen pa vizë, shkruan albinfo.ch.
Ky është rezultati i një renditjeje vjetore të publikuar të mërkurën nga Henley&Partners, një firmë konsulente për çështjet e shtetësisë, e cila bazohet në të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).
Pasaporta zvicerane u jep të drejtën mbajtësve të saj që të hyjnë pa vizë në 186 nga 227 vende – i njëjti numër me pasaportat nga Belgjika, Norvegjia, Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara.
Në krye të renditjes është pasaporta japoneze, e cila lejon hyrjen pa viza në 193 vende.
Ndërkaq, me pasaportë të Kosovës mund t’i vizitomi vetëm 14 shtete: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Serbia, Gambia, Senegali, Ishujt Kuk, Mikronezia, Niue, Dominika, Haiti, Ishujt Shën Vinsent, Ekuadori dhe Turqia.

