Me prezencën e hetuesve, nis rinumërimi i votave të AAK-së

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur rinumërimi i votave me kusht, i atyre me postë për kandidatët për deputetë të Aleancës Ardhmërinë e Kosovës në të cilat ka qenë prezent komisionar që dyshohet për keqpërdorim sipas një videoje të publikuar në media.

Më pas do të rinumërohen edhe 7 vendvotime tjera që sot ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për t’u rinumëruar e që lidhen me personin që ka qenë i pranishëm në videon e bërë publike.

E pranishme në QNR është edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe hetues të Prokurorisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se në QNR do bëhet edhe rinumërimi i vendvotimeve të tjera për të cilët ka vendosur PZAP.