“Me profile të grave”- gazetari Oqean Dermaku tregon si funksionon propaganda në rrjete sociale

Nëpër media sociale qarkullojnë shumë profile fake të cilët shpërndajnë propagandë për parti politike.

Në media janë bërë publike disa emra të këtyre profilëve, që kryesisht kanë emra të grave – përdoren për qëllime propagandistike.

Gazetari Oqean Dermaku ka treguar në “Pressing” të T7, sesi përdoren këto profile për propagandë.

“Në shkrmin e fundit që e përmendëm, kanë qenë të gjitha profile me emra të grave, por kanë pasur like të tmerrshëm, mb 1 mijë 2 mijë like në pastime që i kanë shfytëzu me komentu diku tjetër, që pastaj dikush që të ka folloë ti i shfaqesh njerëzve që je duke komentuar, te dikush ose lajm. Është shfytëzu për propagnadë që kështu as partitë politike nuk e mbështesin”, ka thënë Dermaku.