Me Salih Musfatën nis gjyqi i parë në Gjykatën Speciale

Sot, më 15 shtator 2021, ka nisur gjykimi i parë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku përballë gjyqit ka dalë Salih Mustafa, i akuzuar për krime lufte si ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktakuza kundër tij për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar.

Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës.

Për akuzat ndaj tij, Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Seanca për këtë gjykim janë planifikuar për muajt shtator dhe tetor.

Përveç Mustafës, procese gjyqësore pritet të nisin edhe ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.