Me sëpatë plaçkit këmbimoren

Një person ka hyrë në këmbimore dhe nën kërcënimin me sëpatë ka arritur të marrë 2 mijë euro nga punëtorja.

Policia ka identifikuar të dyshuarin, të cilin e ka arrestuar.

Paratë e plaçkitura, bashkë me sëpatën janë konfiskuar nga i dyshuari.

Rr. Avdulla Babalija, Gjakovë 27.01.2023 – 18:36. Viktima femër kosovare punëtore në institucionin mikrofinanciar privat ka informuar se nga një person i pa njohur nën kërcënimin e sëpatës i janë grabitur rreth 2000 euro para. Është arrit të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, gjithashtu është konfiskuar një sëpata dhe parat e grabitura. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.