Më shumë se 4.6 milionë vdekje nga Covid

Nga pandemia Covid-19 kanë vdekur të paktën 4,617,770 njerëz në mbarë botën që nga fundi i dhjetorit 2019, sipas shifrave të përpiluara nga AFP të dielën në mëngjes nga burime zyrtare.

Shtetet e Bashkuara janë vendi me më shumë vdekje (658,992), përpara Brazilit (586,558), Indisë (442,009), Meksikës (266,150) dhe Perusë (198,621), thuhet sipas shifrave zyrtare, në mediat zvicerane./MLH