Më shumë se një kilometër gjatësia e kolonës në kufirin Maqedoni-Kosovë
Pritje të gjata dhe kolona kilometrike të automjeteve janë parë sot në orët e pasdites në kufirin Maqedoni-Kosovë.
Qytetarët që janë nisur rrugës drejt Kosovës janë duke pritur gjatë sikurse edhe në disa nga pikat tjera kufitare të Kosovës.
Disa qytetarë që kanë marrë rrugën drejt Kosovës, thanë për Telegrafin se po presin gjatë për të kaluar kufirin e Maqedonisë së Veriut.
Në bazë të të dhënave zyrtare nga Maqedonia e Veriut thuhet se pritjet për hyrje dalje nga ky vend shkojnë nga 30-40 minuta, derisa nga MPB e Kosovës të dhënat zyrtare të orës 16:00 nuk flasin për ndonjë pritje të gjatë apo kolona në kufi.


