Me të vërtetë, studentët kanë të drejtë, politikanët të qëndrojnë larg protestës
Liridona Vejseli
Me të vërtetë, studentët kanë të drejtë. Por ajo që nuk kuptohet është: si është e mundur që funksionarët e BDI-së, të cilët për vite me radhë kanë pasur mundësinë ta zgjidhin këtë problem, nuk e kanë bërë?
Problemi i gjuhës shqipe ka ekzistuar gjithmonë dhe kjo është pranuar edhe nga vetë ata që sot ndryshojnë fjalët.
Në shumë ministri, në Qeveri e veçanërisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Drejtësi, shumë herë dokumentet nuk janë pranuar në gjuhën shqipe, as përgjigja e tyre nuk ka qenë në gjuhën shqipe.
Të paktën ne si gazetarë, që jemi çdo ditë në kontakt me institucionet, e dimë shumë mirë këtë realitet.
Ligji për përdorimin e gjuhëve gjithmonë është lënë në vullnet të lirë, e kanë respektuar ministrat shqiptarë, por jo edhe ata maqedonas.
Njejtë siç ndodh edhe sot, aspak më mirë s’ka qenë. As atëherë, asnjë ministër apo drejtor nuk u dënua e as u detyrua ta përdor gjuhën shqipe.
Prandaj sot, nuk mund të heshtim edhe kur shohim ish ministrat shqiptarë duke derdhur lot krokodili, sidomos nga ata që për vite kanë udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë.
Përgjegjësia nuk është vetëm e sistemit, por edhe e atyre që kanë qenë brenda tij dhe nuk kanë vepruar.
Studentët meritojnë drejtësi dhe mbështetje të sinqertë!
Larg politika edhe ju politikanë se na fëlliqet me vite me gënjeshtra!

