“Me ty ndanim ëndrra, qeshje, plane…”, miku i Festim Isufit ndihet i trishtuar

Vdekja tragjike 4 34-vjeçarit Festim Isufi, i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij, ka prekur edhe shokët dhe miqtë e tij.

Isufi ishte një stilist i njohur mode.

Miku i tij, Krenar Shala, ka kujtuar momentet që ka kaluar me të.

Shala e ka përshkruar Isufin si një shok të mirë dhe një frymëzim të vërtetë në profesionin e tij.

“Lamtumirë, Festim shoku… Sot në mëngjes folëm si gjithmonë… kurrë s’e imagjinova se do të ishte hera e fundit, nuk po gjej fjalë ta pranojë që ti nuk je më mes nesh. Ishe jo vetëm një shok i mirë, por edhe një frymëzim – një dizajner me shpirt të madh e talent të rrallë. Me ty ndanim ëndrra, qeshje, plane… dhe tani ndjej një munges të thellë. Do të më mungosh çdo ditë. U prehsh në paqe, e Allahu të shpërbleftë me Xhenet,” ka shkruar ai.