Me vranësira, por pa të reshura
Orëve të mëngjesit përgjatë luginave të lumenjve formohen shtresa mjegulle, që largohet deri nga mesdita.
Pas largimit të vranësirave pasdite, mbi vend do të ketë intervale me diell. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 2-6m/s.
Temperaturat minimale zbresin në 5C e 8C, derisa maksimalet shkojnë në 19C e 20C, njofton Prishtina Weather.
Gjatë javës në përgjithësi parashihet të mbajë mot i qëndrueshëm. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me kushte për mjegull apo vranësira të ulëta, derisa gjatë ditës do të ketë intervale me diell. Më shumë vranësira kalojnë nga vendi të enjten dhe të premten.
Temperaturat me gjithë një trend të rënies, mbesin të larta ndërmjet 15C e 18C, ato maksimale, ndërsa minimalet zbresin në 4C e 6C. Erërat frynë më shumë nga veriu e verilindja të lehta dhe mesatare 3-7m/s

