Media në Zvicër i bënë jehonë vendimit të kryetarit të Gjilanit për të nderuar me mirënjohje bashkatdhetarët Mentor Bilalli e Kamer Zymeri
Mediat në Zvicër i kanë bërë jehonë vendimit të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, për të nderuar me mirënjohje të veçanta dy bashkatdhetarë nga Zvicra, Dr. Mentor Bilalli dhe Kamer Zymeri, shkruan albinfo.ch
Dr. Mentor Bilalli, specialist që vepron në Zvicër, është nderuar për sukseset e arritura në fushën e mjekësisë dhe për promovimin e imazhit të mirë të Kosovës në diasporë.
Bilalli, që nga 1 janari 2021, ka marrë përsipër menaxhimin e përgjithshëm mjekësor të qendrës gastroenterologjike dhe endoskopisë në spitalin SRO Langenthal dhe në praktikën Oberaargau AG në Langenthal.
Ndërsa, Kamer Zymeri është nderuar me mirënjohje në respket të suksesit të treguar në përfaqësim dinjitoz të mërgatës shqiptare në institucionet zvicerane, e në veçanti kontributin e dhënë më lobimin për çështjen e Kosovës.

