Mediat serbe: Arrestohen 17 persona në Serbi
Në Serbi janë arrestuar një grup prej 17 personash dhe janë kontrolluar 50 vendbanime.
Mediat serbe shkruajnë se ky ishte një aksion i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë për Krimin e Organizuar. 17 personat janë anëtarët e “bandës së Vraçarit” e njohur në Serbi për një sërë aktivitetesh kriminale. Ata akuzohen se kanë kryer tre vrasje në Beograd, si dhe planifikonin të kryenin edhe pesë të tjera.
Ndërsa në arrati ndodhen një pjesë e madhe e bandës Vraçarit të cilët fshihen në Spanjë dhe Republikën Domenikane, raporton Noa.al, përcjellë express.
Lidhur me këtë ngjarje, presidenti serb, Aleksander Vuçiq nga Parisi është shprehur se këta janë vrasës që kanë vendosur emrin e tij dhe të fëmijëve në listën e vrasjeve.
Sipas Prokurorisë, ky grup i organizuar kriminal financohej nga “Kavaçi” dhe kishte për qëllim që të kryente krimet më të rënda në Republikën e Serbisë. Mësohet, grupi i Vraçarcit udhëhiqet nga Nikolla Vushoviç, i njohur si Xhony nga Vraçari.

