Medvegja është një qoshk parajse e Zotit n’tokë

Latif Mustafa ka bërë një dedikim plot të ndjesi për Medvegjën, që ai e quan ‘një qoshk parajse e Zotit n’tokë. Ajo është shëmbëlltyra e dikurshme e lëndinave, maleve të gjelbra madhështore të Plavës, Tuzit e Gucisë.

E tani, njëjtë si dikur, bukuri e madhështi e mbetur shkret e pa njeri. Aty ku kanë mbetur ca djaj të zi, zgërdhihen në qesëndi me shqiptarin fatzi.

Tek-tuk ndonjë dihatje e djersë rënkimi e mallkimi, heshtje e kobshme si liturgji e plaku mjekërthinjur, duke kujtuar ditët e lavdishme të rinisë atëherë kur gocat vishnin xhubleta të qëndisura me rruaza e gajtanë, e meshkujt me plisa, tirqi e xhamadanë, festonin të lumtur e në liri me plot nder e krenari.

Nëse Preshevën e kemi zemër, Medvegjën e kemi plagë në zemër.

Autor i tekstit: Latif Mustafa nga Presheva
Autor i fotove: Albert Salihu nga Medvegja. Plaku në foto: Hamdi Ferati, mësues veteran nga Medvegja.