Mehmetaj: Në vitin e fundit të qeverisjes Kurti s`ka qenë në gjendje me shkru për një projekt të përfunduar
Gazetari Lirim Mehmetaj ka komentuar projekt infrastrukturore të Qeverisë Kurti, të cilat kryeministri ditë më parë i ka renditur si suksese të qeverisjes së tij.
Mehmetaj ka treguar se asnjë prej këtyre projekteve nuk është përfunduar.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar së në vitin e fundit të qeverisjes kryeministri nuk ka qenë në gjendje të tregon për një projekt të përfunduar.
“Lexoni me vëmendje. Këto nuk i ka publikuar ndonjë parti opozitare, por kryeministri vetë. D.m.th në vitin e fundit të qeverisjes nuk ka qenë në gjendje me shkru që ka përfundu 1 projekt. 1 projekt bre, jo 2, jo 3, po 1 projekt. Ka filluar… është nënshkruar… po vazhdon… është shtruar kaq për qind… po asnjë fjali nuk fillon me “është kryer”. Rastësisht bre, rastësisht ish dasht me kry diçka”, ka shkruar ai.
Sipas tij, kjo tregon se për paditurinë e kësaj qeveria.
“Sa i lodhtë edhe i padijshëm duhesh me qenë që mos me mujtë as në vitin tënd të katërt të qeverisjes me thanë “e kryem”. Kjo është si mos me pas dashtë me lanë me u kry të paktën 1 projekt”, ka shkruar ai.

