‘Meka…’ i rrit pagat e punëtorëve me 5 për qind, plus dy paga shtesë në vit
Punëtorët e kompanisë ushqimore ‘Meka Halal Food’ tani e tutje do të marrin paga më të larta 5 për qind. Kështu ka vendosur sot menaxhmenti i kompanisë nga Sharri.
Në të vërtetë, ‘Meka Halal Food’ është e vetmja kompani, ose ndër të paktat që punëtorëve ua ndan dy paga shtesë brenda vitit.
Pronari i kompanisë, Burim Piraj nuk dëshiron të krijojë pasuri për vete në kurriz të punëtorëve, por gjithçka ndanë bashkë me ta.
‘Unë po e ndaj me ju këtë lajm para se me marr vesh bashkëpunëtorët e mi! Edhe pse këtë vit kemi pas rritje të pagave sipas meritës së të punësuarve në vende pune të caktuara, sot kam marr vendim që nga 1 nëntori të rris pagat e të gjithë të punësuarve në Meka Halal Food për 5 për qind. Paga 13 plus 14 vazhdon me emër të Zotit, sepse e kemi realizuar planifikimin për këtë vit 100 për qind’, ka thënë ai.

