Mëlçia nuk mund të pastrohet nëse zorra është e ngarkuar
Dr Luçiano Bardhi
Shumë njerëz kërkojnë të pastrojnë mëlçinë me çajra apo dieta, por mëlçia nuk mund të pastrohet nëse zorra është e ndotur.
Kur zorra mban mbetje, toksinat rikthehen çdo ditë në qarkullim.
Mëlçia lodhet, sepse është e detyruar të pastrojë të njëjtat mbetje pa pushim.
Kështu ndodh ajo që quhet “detoks lodhës” — energjia bie, gjumi prishet, fytyra humbet ndriçimin.
Por kur zorra pastrohet dhe mukozat e saj qetësohen, mëlçia fillon të “frymojë” lirshëm.
Qelizat hepatike rigjenerohen, bilia rrjedh më mirë dhe trupi rifiton dritën e tij natyrale.
Ushqime që pastrojnë zorrën dhe qetësojnë mëlçinë:
Lakra – përmban vitaminë U dhe sulfur natyral që ndihmon në rigjenerimin e mukozës së zorrës dhe detoksin hepatik.
Hudhra – aktivizon enzimat që pastrojnë mëlçinë dhe nxit qarkullimin e bilës.
Qepa e kuqe – pastron gjakun, ul inflamacionin dhe ndihmon në zbërthimin e toksinave.

