Meliza Haradinaj-Stublla shpallet e pafajshme në akuzën për korrupcion
Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, është shpallur e pafajshme nga akuza për mos raportim të pasurisë.
“Betimi për Drejtësi” raporton se Haradinaj-Stublla ishte shpallur fajtore nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 4 tetor 2019, për veprën penale “mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
Për këtë vepër penale, ajo ishte dënuar me tetë muaj burgim me kusht si dhe me njëmijë euro gjobë.
Mirëpo, pas ankesës së mbrojtjes, Apeli e kishte anuluar aktgjykimin e Themelores dhe lëndën e kishte kthyer në rigjykim.

