Memli Krasniqi e shpall kandidaturën për kryetar të PDK’së
Memli Krasniqi, deputet i PDK’së, e ka konfirmuar kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës për Konventën zgjedhore që do mbahet më 3 korrik.
Gazeta Express ka marrë vesh se Krasniqi kandidaturën e tij e ka konfirmuar përgjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK’së. Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë kandidat zyrtar për pozitën e kreut të Partisë Demokratike.
“Duke e ndjerë përgjegjësinë e madhe. Ju njoftoj se kam vendosur të kandidoj për kryetar të PDK-së”, ka deklaruar ai në mbledhje.
Ky subjekt politik ka bërë të ditur se do mbajë zgjedhjet e brendshme më 3 korrik të këtij viti, në prag të zgjedhjeve komunale që pritet të mbahen më 17 tetor.
Deri më tani, në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK’së ka shërbyer Enver Hoxhaj. Ai e mori këtë pozitë pasi ish-kryetarit të këtij subjekti, Kadri Veseli, jepi dorëheqje nga të gjitha strukturat e këtij subjekti pas konfirmimit të aktaktuzës nga Gjykata Speciale.

