Memli Krasniqi, Lutfi Haziri e Ramush Haradinaj nisin takimin me Lajçakun,

Liderët opozitarë kanë shkuar te Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për t’u takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj janë në takimin e thirrur nga Lajçaku.