Menaxhmenti u ‘gozhdua’ se bërllogu kishte bllokuar korridorin e Interno-s, shikojeni gjendjen sot

Një video me mbeturina në korridorin e Repartit të Interno-s, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ishte bërë virale para dy ditësh, shkruan Mediafokus.info.

Menaxhmenti i spitalit u ‘gozhdua’ nga të gjithë, pasi pamjet vërtetë ishin të tmerrshme.

Por, duket se kritikat e mëdha të qytetarëve e patën efektin.

Situata me higjienën aty ka ndryshuar krejtësisht.

Drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Dr, Ukshin Ismaili, ka thënë për Mediafokus.info se faji për atë pamje të tmerrshme nuk ka qenë i tyre, ngase kompania mbajtjen e higjienës “Aroma”, e kontraktuar nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ishte në grevë.

“Me ta parë gjendjen e grumbullimit të mbeturinave kemi reaguar menjëherë te përgjegjësit e kompanisë në fjalë, të cilët i hoqën. Spitali i Gjilanit tradicionalisht ka qenë i njohur për nivel të lartë të higjienës. Kompania në fjalë, madje e ka shtuar nivelin e kontejnerëve dhe shportave të mbeturinave dhe situata sot është krejt ndryshe. Edhe pse në grevë, e falënderoj kompaninë për mirëkuptimin, në krye me Skënder Krasniqin”, ka thënë Ismaili për Mediafokus.info.

Ja pamjet e siguruara nga Mediafokus.info: