Mendimi për motin: Me diell të premtën, shi dhe borë në fundjavë

Mot kryesisht me diell po parashihet të mbretëroj ditën e premtë në vend, pas mëngjesit me ngrica, e ultësirave me mundësi për mjegull.

Temperaturat minimale zbresin në -4C e -1C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 5C e 7C.

Frynë erë e lehtë veriore 2-5m/s.

Vransirat fillojnë të shtohen ditën e shtunë, kur pritet të fillojnë të reshura shiu në pjesë të vendit.

Reshjet shiu përfshinë vendin sërish ditën e diel, mirëpo me rënie të temperaturave mund të përzien apo shndërrohen në borë deri në mbrëmje.

Nëpër vise malore të reshurat do të jenë më shumë dëbore.

Maksimalet zbresin në 1C e 3C.

Reshje dëbore vazhdojnë kohëpaskohe mëngjesin e së hënës.

Intervale më të gjata me diell parashihen nga dita e martë, me temperatura maksimale që shënojnë rritje deri në 7C e 8C.