Mendimi për motin: Më ftohtë ditën e shtunë, mundësi për shi e borë
Orëve të para të ditës priten kushte për reshje të pakta shiu, apo dhe dëbore me rënie të temperaturës.
Frynë erë e ftohtë, mesatare, nga veriu e verilindja 6-12m/s.
Temperaturat minimale zbresin në 2C e 4C, e ato maksimale shkojnë deri në 3C e 6C.
Ditën e diel po pritet të ketë më shumë intervale me diell dhe një rritje të përkoshme të temperaturës maksimale deri në 7C.
Të hënën ftohtë, kryesisht me vransira, e mundësi për reshje të pakta dëbore kohëpaskohe, vetëm 2C maksimalja.
Nga e marta vransirat shpërndahen por mbetet ftohtë.
Minimalet mund të zbresin deri në -6C, e maksimalet gradualisht rriten në 3C e 5C.
Erëra frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të hënën me hove deri në 10m/s.
Cilësia e ajrit pritet të përmirësohet ditëve të ardhshme me qarkullimin më të mirë ajror që pritet të kemi.
Indeksi zbret dhe në vlera të pranueshme e të mira, me ngjyrë të gjelbërt.
Vetëm orëve të mbrëmjes, me qetësimin e erërave vende-vende koncentrimet e ndotësve ajror mund të shënojnë rritje, e indeksi të kaloj në vlera të dobëta.

