Mendimi për motin: Më shumë diell në pjesën e dytë të javës së parë të prillit

Temperaturat maksimale pas një rënie ditëve të para rikthehen përreth mesatareve deri në 15C e 16C.

Mirëpo fundjavën e ardhshme sërish shfaqen kushte për të reshura, që në disa modele po shfaqen sinjale për një rënie të theksuar të temperaturave e mundësi për reshje dëbore.

Mirëpo besueshmëria ende është e ulët dhe nuk ka përputhje ndërmjet modeleve të ndryshme globale.

Për momentin temperaturat mbesin më afër mesatareve deri në 13C e 15C, ato maksimale, e minimalet zbresin deri në 3C.

Me kalimin në javën e dytë të prillit, ekziston mundësia për një periudhë paksa më stabile, me më shumë intervale me diell.

Temperaturat luhaten përreth mesatareve 13C e 15C, maksimalet, e minimalet zbresin deri në 3C e 4C.