Mendimi për motin: Në dhjetëditëshin e fundit të prillit priten rrebeshe shiu

Dhjetëditëshin e fundit të prillit po parashihet mot më i ndryshueshëm, sa me diell e vranësira, si dhe mundësi për rrebeshe shiu.

Në aspektin termik nuk do të jetë aq ngrohtë, me temperatura përreth mesatareve.

Duke shkuar nga maji temperaturat mund të zbresin lehtazi nën mesatare, e të paraqiten më shpesh periudha me shi.