Mendimi për motin: Shi dhe borë në fundjavë, temperaturat në rënie
Në zona malore reshjet do të jenë kryesisht dëbore. Deri në mbrëmje të reshurat pushojnë.
Temperaturat minimale nën kushte të kthjellëta zbresin në -3C e 0C.
Maksimalet gjatë ditës shkojnë në 5C e 6C. Frynë erë jugore e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.
Të reshura shiu kohëpaskohe parashihen ditën e diel.
Nga orët e mbrëmjes me rënie të temperaturave këto reshje mund të shndërrohen në reshje dëbore, që vazhdojnë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së hënë.
Të hënën mbetet mot kryesisht i vranët, me maksimale prej 4C.
Nga dita e martë vransirat pritet të shpërndahen, e paraqiten kushte për më shumë kthjellime e diell.
Temperaturat shënojnë rritje deri në 8C e 9C. Ultësirave ekziston mundësia e formimit të mjegullës, që në raste ku mbetet më gjatë temperaturat do të jenë më të ulëta.

