Mendimi për motin: Shi të premtën, borë ë shtunën, kthjellime dhe ngrica të dielën

Ditën e premtë parashihet të mbajë mot kryesisht me vransira.

Nga mesdita së pari në perëndim paraqiten reshjet e para të shiut, e më vonë përfshinë pjesët tjera të vendit.

Nga mbrëmja reshjet do të jenë më të vazhdueshme, që me rënie të temperaturës nga 8C e 9C ditën, në 0C e 1C, shndërrohen në reshje bore.

Frynë erë e lehtë dhe mesatare juglindore 4-8m/s, e vonë deri në mesnatë ndryshojnë drejtimin në veriperëndimore.Reshjet e borës vazhdojnë mëngjesin e së shtunës, e deri nga mesdita pritet të pushojnë.

Temperaturat maksimale do të jenë të ulëta, 1C e 2C.

Të dielen parashihen kthjellime, por me ngrica orëve të mëngjesit, deri në -5C e -7C.

Të hënën sërish priten të reshura shiu, që deri në mbrëmje shndërrohen në reshje bore, duke vazhduar kohëpaskohe ditën e martë.

Maksimalet mbesin të ulëta përreth 0C, e minimalet zbresin në -2C. /MendimiperMotin